Parakalim i gabuar, shpejtësi dhe manovra të rrezikshme, ndëshkohen 2066 shoferë

by admin
Spread the love

Policia Rrugore vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit në kryeqytet.

Mësohet se gjatë një jave u arrestuan/proceduan në gjendje të lirë 29 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

Behet me dije se gjatë javës që lamë pas u goditën 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Ndërsa janë ndëshkuar me masë administrative 993 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

371 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2066 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 105 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 209 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Dhe janë hequr 3 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës./Opinion.al

You may also like