Para shpalljes së zgjedhjeve 1117 vendime pune në sektorin e shëndetësisë – Shqip

by admin
Spread the love

MEXHITI: DO TË KETË LËSHIME SEPSE LIGJI LEJON TË GJITHË TË APLIKOJNË

Ka përfunduar aplikimi për 1.117 punësime të përhershme në sektorin shëndetësor, qëllimi fillestar i të cilit ishte punësimi i përhershëm për personat që punojnë prej vitesh me kontrata në punë. Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili shtoi se bëhen të gjitha përpjekjet që punësimet të bëhen realitet para shpalljes së zgjedhjeve.

“Unë nuk jam jurist, jam mjek, por megjithatë  jam konsultuar me shërbimet e dini si luftuam para Vitit të Ri për punëtorët me kontratë, ishte koha që ata të gjenin një punë dje më njoftuan se në institucionet publike shëndetësore janë plotësuar gjithsej 1.117 aplikime dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë tani duhet të marrim miratimin nga Financat. Sot me një shpejtësi të paparë do t’i marrim ato pëlqime nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë së Informatike dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ne vërtet po punojmë shumë dhe po japim maksimumin tonë për ta bërë realitet përpara shpalljes së zgjedhjeve”, tha Fatmir Mexhiti.

Mexhiti pranon se lëshimet janë të mundshme sepse ligji i lejon të gjithë që të aplikojnë, e jo vetëm personat që tashmë punojnë me kontratë.

“Pyetet a do të ketë lëshime, po sepse ligji i lejon të gjithë të konkurrojnë. Nuk mjafton ky numër i vendeve të punës, e dimë që janë mbi 2000 persona me kontratë, por le të zbutëm tani, të amortizojmë. Nuk do të thotë se do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë edhe më dinamikisht në periudhën e ardhshme. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet brenda ligjit për t’i shkurtuar këto procedura, por do të shohim se si do të shkojë. Nuk varet nga unë. Ajo që varej nga unë, ju jeni dëshmitar se si ne luftuam për ta marrë atë. Shpresoj t’i përfundojmë para se t’i shpallim zgjedhjet”, tha Mexhiti.

Kohë më parë punëtorët shëndetësorë protestuan duke kërkuar punësime të përhershëm për ata të cilët punojnë me kontratë, ndërkaq  Qeveria me vendim të muajit të kaluar miratoi punësimin e 1.117 personave të cilët janë pjesë e personelit mjekësor dhe teknik në institucionet shëndetësore të vendit./KlanMacedonia

You may also like