Para pak ditësh u bënë prindër për herë të dytë, Kylie dhe Travis drejt ndarjes?

by admin
Spread the love

Kylie Jenner vetëm pak ditë më parë solli në jetë një djalë, fëmijën e saj të dytë me Travis Scott.

Por duket se ardhja në jetë e fëmijës së dytë nuk ka rregulluar raportet mes çiftit, kriza mes të cilëve nisi pas tragjedisë në koncertin “Astroworld”, ku mbetën të vdekur disa njerëz për shkak të asfiksisë nga numri i madh i fansave.

Sipas burimeve dyshja vazhdojnë të jetojnë të ndarë dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është rikthyer tashmë në shtëpi pas lindjes të mërkurën që lamë pas.

Burimi i afërt shtoi se Kylie shihet tepër e përkushtuar ndaj të voglit dhe ka ndihmë të vazhdueshme dhe nga motrat e saj.

Emri i vogëlushit të ardhur në jetë nuk është bërë i ditur akoma.


You may also like