Para derës së shtëpisë gjuan me armë zjarri ndaj dy personave, njëri vdes në vendngjarje

by admin
Spread the love

Në fshatin Podles, komuna Gradsko, nëpunës policor nga SPB Veles, kanë privuar nga liria 61-vjeçarin S.I. nga fshati Podles. Siç bën me dije MPB-ja, ai dje rreth orës 16:10 para shtëpisë së tij pas një debati të mëparshëm me revole ka qëlluar disa plumba në drejtim të 42-vjeçarit M.D. dhe 44-vjeçari M.V., të dy nga Velesi.

“Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në ambulancë në Gradsko M.D., ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. M.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për ndihmë në spitalin e Velesit”, njofton Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.
Revola është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa S.I. është ndaluar në stacionin policor. Kontroll në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB Veles dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like