Para derbit të Pollogut, Besa – Arsimi – Shqip

by admin
Spread the love

Fiton Ademi: Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe vetëm duhet të vazhdojmë me këtë ritëm

Nesër (e shtunë)  me fillim në orën 14:00, në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen  ndeshjet e javës së  10-të të sezonit vjeshtor, por padyshim në mesin e tetë ndeshjeve  veçohet derbi i dy skuadrave nga rajoni i Pollogut, Besa e Dobërdollit kundër Arsimit të Çegranit, ndeshje e dy rivalëve  që e njohin njëra tjetra që nga   liga e tretë, prandaj  pritet  edhe numër  i madh  i  tifozerisë të dyja  skuadrave   po jo vetëm, pasi është kjo një ndeshje që krijon emocione   pavarësisht se  skuadra  nga Dobërdolli konsiderohet favorite duke  u bazuar në  formën e shkëlqyeshme ,  futbollistëve cilësore por edhe  investimeve  që është  duke bë familja Tairi .

 Skuadra e besës  mund edhe të mburet me  fondin e lojtarëve  cilësorë  që kanë një të kaluar të ndritshme  si Armend Alimi, Izair Emini, Burim Sadiki, idhulli i Dobërdollit Xhemal Esati e tjerë, por edhe  futbollist që kanë një ardhme të ndritshme  si Zani Nazifi, Albon Taipi  dhe sidomos Fiton Ademi, golashënuesi i ekipit.

Futbollistëet e Besës  vlerësojnë dhe e respektojnë ekipin  Arsimit, por  kësaj radhe  shpresojnë se  nuk do të mungoj rezultati për të vazhduar ëndrrën  dhe  objektivin e  klubit . Këtë pë Klan Maqedoni e deklaroi  sulmuesi i ekipit Fiton Ademi

Gjithmonë ndeshjet me Arsimin janë interesante dhe të luftuara, pasi që është edhe derbi lokal dhe ne do të japim  më të mirën nga vetja jonë dhe mendoj se nuk do të mungoj rezultati. Por ne si lider në renditjen tabelore synojmë të vazhdojmë ecurinë pozitive, ku tanimë objektivi ynë dihet inkuadrimi në elitën e futbollit vendor. Mendoj se jemi në rrugën e duhur dhe vetëm se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Posedojmë kualitet, kemi kushte ideale për punë, atmosfere impozante prandaj jam i bindur se Besa do t’ia arrin qëllimit” tha  futbollisti Fiton Ademi para ndeshjes derbi me Arsimin e Çegranit.

Ndeshja  Besa – Arsimi, zhvillohet në stadiumin e fshatit Vrapçisht, me fillim në orën 13:00, ndërsa në ndeshjet tjera të javës së 10-të takohen: Bashkimi – Vardarë Negotinë (në stadiumin e Reçicës së Madhe në Tetovë), Belasica  – Detonit Pllaçkovica, Novaci – Kamenica Sasa, Ohri – Pelisteri, Osogova – Kozhufi, Pobeda – Karaormani dhe Teteksi – Skopje./KlanMacedonia

You may also like