​Papa Françesku bën thirrje për t’i dhënë fund luftës: Ndaluni! Lufta është gjithmonë një disfatë

by admin
Spread the love

Të dielën, Papa Françesku bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës midis Hamasit dhe Izraelit dhe për më shumë ndihma humanitare për të arritur në Rripin e Gazës.

“Lufta është gjithmonë një disfatë, është shkatërrim i vëllazërisë njerëzore. Vëllezër, ndaloni, ndaloni!”, thirri ai, duke iu drejtuar turmës në sheshin e “Shën Pjetrit” në Vatikan.

“Përsëris thirrjen time që kalimet të jenë të hapura, që ndihma humanitare të vazhdojë të arrijë dhe pengjet të lirohen”, shtoi Papa.

Luftëtarët e Hamasit hynë në territorin izraelit nga Rripi i Gazës më 7 tetor, duke përhapur terror në një sulm të paprecedentë që nga krijimi i Izraelit në 1948.

Më shumë se 1.400 njerëz u vranë në Izrael, shumica prej tyre civilë.

Izraeli u përgjigj me sulme në Gaza, dhe sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, rreth 4.700 palestinezë janë vrarë që atëherë.

Izraeli intensifikoi sulmet në Rripin e Gazës të dielën mbrëma, në pritje të pushtimit të shpallur tokësor.


Top Channel

You may also like