Panova i reagon Ademit: Për të arriturat e mandatit, binde fillimisht “Grupin e zjarrit”

by admin
Spread the love





Ndaj deputetit të BDI-së, Arbër Ademi ku numëroi të arriturat e këtij mandati qeverisës, ka reaguar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.

Ajo tha se ajo, dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan t’i bindin, por këtë, kërkoi ajo ta bëjë Ademi fillimisht me anëtarët e “Grupit të zjarrit”.

“Shihet se pse flisni vazhdimisht për BE-në, marrë parasysh funksionin tuaj paraprak. Kjo më mirë ju ka shkuar në jetë – të gënjeni para përfaqësive të huaja. Por, ne, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të na gënjeni. Nëse flasim për të arritura në mandatin tuaj, ju më shumë duhet të bindni të “zjarrit” të partisë suaj dhe t’i pyesni se a do të votojnë për qeverinë tuaj aktuale. Pas kësaj do të flisni për faza të tjera që e presin shtetin. Bindi fillimisht ata, dhe jo ne!”, tha Panova, transmeton TV21.







Artikulli paraprakGjermania do të dërgojë në Ukrainë “gjysmë batalioni” tanke
Artikulli tjetërAya, foshnja që lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri zhvendoset në një lokacion të sigurt




You may also like