Pankarta e romunëve: Kosova është Serbi! Arbitri francez ndërpret ndeshjen

by admin
Spread the love

Kosova luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në Euro 2024.

Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Tekniku slloven ka bërë një ndryshim krahasuar me titullarët e përballjes të së shtunës me Zvicrën në “Fadil Vokrri”. Edon Zhegrova do e nisë ndeshjen si titullar në krahun e djathtë të mesfushës, me Betim Fazlijin që ka përfunduar në stol.

Rumani-Kosovë fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Shqip 3.

Euro 2024
Grupi I

RUMANI-KOSOVË 0-0

Kronika e ndeshjes:

21′ Kryesori ndërpret ndeshjen. Francezi Willy Delajod pezullon ndeshjen. Një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë “Kosova është Serbi”, nuk hiqet nga stadiumi. Nuk mungojnë koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes.

10′ Gjuan Edon Zhegrova, por është qendrore. Pret pa probleme Horatiu Moldovan.

FORMACIONET ZYRTARE


Top Channel

You may also like