Panel i Universiteti Ballkanik: “Ndikimet globale të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza”

by admin
Spread the love

“Politika e Jashtme Turke vazhdimisht është në anën e paqes dhe stabilitetit – kjo është primare për ne”. Kështu deklaroi ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy, në panel diskutimin mbi implikimet e konflikteve në Ukrainë dhe Gaza. Stabiliteti dhe paqja për ta shtoi ai,  është primare jo vetëm në rajone tjera, por edhe në Ballkan, sepse paqja dhe stabiliteti i Ballkanit për ta është e barabartë me atë të Turqisë.

Fatih Ulusoy, ambasador i Turqisë

“Ne në përgjithësi, në këtë panel diskutimi, folëm për rolin e Turqisë në zhvillimet e fundit mbi Gazën, së fundi sulmi i Izraelit në ambasadën iraniane në Damask – që për ne mbetet të jetë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe pas edhe kësaj përgjigja e Iranit ndaj këtij akti, e ndërkaq kjo për ne është se çështja e Gazës nuk duhet të defokusohet, fokusi jonë duhet të jetë Gaza dhe ne për këtë duhet të angazhohemi. Treguam edhe rolin e Turqisë në lidhje me Gazën, ndihmat e Turqisë për Palestinën, dhe së fundi mbrëmë nisja e flotës së 9-të humanitare, 13-të aeroplane me ndihma humanitare”.

Përfaqësuesi i UNHCR-së Gabriel Gualano de Godoy tha se kjo është kriza më e madhe humanitare e njerëzimit, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gabriel Gualano de Godoy, përfaqësues i UNHCR-së

“Ne jemi të shqetësuar për numrin e refugjatëve dhe personave që detyrohen të zhvendosen. Ato janë më shumë se 114 milion në të gjithë botën. Kjo është kriza më e madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore, kështu na nevoitet forcë dhe angazhim nga komuniteti ndërkombëtarë, vendet antare, por gjithashtu sektori privat, organizatat qytetare, se mund të bëjmë aleancë për të gjetur një zgjidhje për këto persona”.

Misioni i Qendrës Kërkimore pranë Universitetit Ballkanik, sipas zëvendës rektorit Mevludin Ibishit është të kryejnë kërkime dhe analiza akademike, duke ofruar dëshmi-njohuri të bazuara që mund të prodhojnë politika publike efektive dhe të përmirësojnë shoqëritë nërajonin e Ballkanit.

Mevludin Ibish, zv/rektor

“Vizioni ynë është të jemi një platformë udhëheqëse akademike dhe kërkimore e politikave publike në rajonin e Ballkanit, duke ndryshuar shoqëritë ballkanike nëpërmjet arritjeve akademike, publike ndërgjegjësimit, bashkëpunimit, adresimit të sfidave urgjente dhe promovimi i një të ardhme të qëndrueshme”.

Këto qëndrime u shprehën në panelin e organizuar nga Universiteti Ballkanik me temë “Ndikimet globale të konflikteve në Ukrainë dhe Gaza dhe konteksti gjeopolitik në implikimet politike, sociale dhe ekonomike”.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like