Pamjet e arkivit nga skena e vrasjes së Tupac

by admin
Spread the love

Le të jemi të sinqertë, më i riu prej jush mund të mos i mbajë mend detajet e vdekjes së Tupac, megjithëse është një nga ato histori që ka lulëzuar nëpër dekada që nga ajo kohë.

BBC nxjerrë një klip 25 sekonda të asaj që ndodhi pasi reperi u qëllua për vdekje në makinën e tij ndërsa priste në një semafor të kuq në shtator 1996.


Arrestohet një i dyshuar për me vrasjen e Tupacut

Policia e Las Vegas raportohet se ka arrestuar një burrë të dyhsuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur gati tre dekada më parë.

Legjenda e hip-hop-it u qëllua katër herë gjatë të shtënave me makinë në Las Vegas në vitin 1996. Identiteti i vrasësit të tij ka mbetur mister.

Të premten në mëngjes policia e Las Vegas arrestoi një burrë për vdekjen e tij, sipas burimeve që folën për agjencinë e lajmeve AP.

Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq.

Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq.
Në një raport të veçantë, ABC Neës citoi një zyrtar të lartë ligjor i cili konfirmoi se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Shakurit dhe se akuzat do të shpalleshin të premten pasdite.

Vdekja e reperit, një nga më të vlerësuarit në hip-hop, ka frymëzuar disa dokumentarë.

Shakur shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, duke shijuar suksesin e top-listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez On Me dhe Changes./21Media

You may also like