Pamjet brenda takimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë – kush kë e përshëndeti? (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Udhëheqësit kryesorë evropianë kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq sot gjatë ditës në Bruksel.

Tashmë kanë dalë edhe pamjet e para gjatë takimeve që Kurti e Vuçiqi i zhvilluan ndaras me liderët evropianë.

Në pamje shihet se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ia zgjat dorën vetëm kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ndërsa presidenti Vuçiq, i përshëndet të gjithë.

Sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, gjatë ditës pritet që të ketë edhe një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Deri më tani, as kryeministri Kurti e as presidenti serb nuk kanë dhënë deklaratë për media se çka është biseduar gjatë takimit me pesëshen evropiane.

 

You may also like