Pamje ekskluzive nga shtëpia e Dukës ku u vendos tritoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit, përkatësisht në shtëpinë  e kreut të FFK-së, Armand Dukës, raporton Insporti.

Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë.

Nuk dihet nëse shpërthimi ka të bëjë me ngjarjet e ditë së sotme, ku Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për presidentin Armand Duka. Siç raportohet hetimet kanë nisur pas referimit të kryer nga Policia e Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Ndër tjerash, Federata Shqiptare e Futbollit sonte njoftoi se faqja e saj zyrtare është sulmuar nga hakerat dhe se për momentin mbetet e bllokuar.

Dita e sotme ishte mjaft e tensionuar për shkak të zgjedhjeve për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ku u përfshi edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Insporti sjell pamje ekskluzivisht pas pak minutash, pasi pamjet jane duke u procesuar për shkak të disa problemeve teknike.

/Insporti.com

You may also like