Pakistani përballet me variant të ri të koronavirusit

by admin
Spread the love

Autoritetet shëndetësore në Pakistan konfirmuan praninë e variantit të ri të koronavirusit që shkakton sëmundjen Covid 19, që besohet të jetë shkaktari i rritjes së rasteve në Kinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) konfirmoi zbulimin e nënvariantit Omicron XBB në Pakistan.

Kryeministri Shehbaz Sharif shqyrtoi situatën e Covid 19 dhe gatishmërinë e autoriteteve për t’u marrë me një rritje të mundshme të rasteve të reja pas zbulimit të variantit të ri.

Ai u kërkoi autoriteteve të rrisin kontrollin e pasagjerëve në aeroporte, në vendkalimet kufitare dhe të vaksinojnë fëmijët e moshës nga 5 deri në 12 vjeç në mënyrë urgjente.

Ne mund të merremi me variantin e ri sepse niveli i imunitetit të qytetarëve është më i mirë për shkak të vaksinimit “, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.

Rreth 90 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, ndërsa autoritetet në Punjab, provinca më e populluar e vendit, kanë rekomanduar një dozë përforcuese për mbrojtjen kundër virusit.

Jeta është kthyer në normalitet që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe Pakistani nuk ka më asnjë kufizim në fuqi.

Asnjë vdekje në lidhje me Covid 19 nuk është raportuar gjatë 25 ditëve të fundit, sipas ministrisë. Pakistani ka regjistruar më shumë se 1.5 milionë raste dhe mbi 30,000 vdekje të lidhura me Covid 19 në total./ REL


Top Channel

You may also like