PAKISTAN – Vdes ish-sundimtari ushtarak Musharraf në moshën 79-vjeçare

by admin
Spread the love

ISLAMABAD, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Ish-sundimtari ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharraf vdiq sot në moshën 79 vjeçare, në një spital të Dubait pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi sot ushtria pakistaneze.

Musharraf u diagnostikua me sëmundjen e amiloidozës në vitin 2018. Ai u vendos në një ventilator vitin e kaluar.

Musharraf u largua në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2016, ku ai jetoi në mërgim për të shmangur gjykimin në lidhje me çështje të shumta.

Musharraf u zgjodh shef i ushtrisë nga ish-kryeministri Nawaz Sharif në vitin 1998. Muaj më vonë, ata patën mosmarrëveshje dhe gjenerali përmbysi qeverinë me një grusht shteti ushtarak pa gjak, në 1999.

Ai sundoi Pakistanin nga viti 1999 deri në 2008.

Në vitin 2019, Musharraf u dënua me vdekje në mungesë, për tradhti të lartë, duke e bërë atë diktatorin e parë që u dënua nga një gjykatë pakistaneze. Megjithatë, i gjithë procesi u shpall antikushtetues brenda një muaji dhe dënimi u anulua.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like