PAKISTAN – Shehbaz Sharif zgjidhet kryeministër i ri

by admin
Spread the love

ISLAMABAD, 3 mars /ATSH-DPA/- Parlamenti i Pakistanit zgjodhi sot Shehbaz Sharif si kryeministrin e ri të vendit.

Shehbaz, një kandidat i përbashkët i të paktën gjashtë partive politike, siguroi 201 vota në Asamblenë Kombëtare prej 336 anëtarësh.

“Shehbaz Sharif shpallet kryeministër i Pakistanit”, njoftoi kryetari i Asamblesë Kombëtare Sardar Ayaz Sadiq pas transmetimit të drejtpërdrejtë të zgjedhjeve nga media lokale.

Kandidati i mbështetur nga ish-kryeministri Imran Khan mori 92 vota.

Një kandidati i nevojiten 169 vota në Dhomën e Ulët të parlamentit prej 336 anëtarësh për t’u zgjedhur si kryeministër.

Shehbaz Sharif është kreu i Lidhjes Muslimane të Pakistanit-Nawaz (PML-N) dhe vëllai më i vogël i ish-kryeministrit të zgjedhur tre herë, Nawaz Sharif. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like