Paketa kushtetuese në Kuvend, Basha: Testi i parë për Ramën, kemi gati skenarët në çdo rast

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Propozimet për ndryshime në kushtetutë, që PD ka dërguar tashmë në Kuvend, për kryedemokratin Basha, janë testi i parë, për të parë nëse Kryeministri Rama, do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër, që sipas tij, tjetër gjë thotë e tjetër bën.

Ato që Rama thotë s’kanë lidhje me ato që Edi Rama bën. Këto 8 vite si kryeministër dhe 30 vite politikë gjithmonë tjetër ka thënë e tjetër ka bërë. Kjo është arsyeja pse testi i parë dhe kryesor është paketa kushtetuese që po dërgojmë në Kuvend. Dhe nga qëndrimi i PS në Kuvend, të cilën ai kontrollon do të jetë treguesi i parë për ju, për shqiptarët dhe për ne, nëse do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër. Ne i kemi gati skenarët në çdo rast”,- u shpreh Basha.

Sa u takon protestave të paralajmëruara nga ish-kryeministri Berisha dhe nëse do të bëhet pjesë e tyre, Basha tha se ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha format e mjetet, për rrëzimin e qeverisë përfshirë edhe protesta.

You may also like