Paketa e Rezistencës Sociale, Berisha: Cinike, ja çfarë do të bëja po të isha unë kryeministër

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24. Teksa vendi është përfshirë nga protesta për rritjen e çmimeve, Berisha e ka konsideruar cinizëm paketën e qeverisë për t’ju ardhur në mbështetje qytetarëve.

E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor. Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët. Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm. Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me paketat e tyre. Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët. Me 30 mijë lekë të vjetra nuk ndërhyn asgjë. Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë.”- tha Berisha.

You may also like