Pak kohë larg zgjedhjeve lokale, zbulohet lëvizja e fundit e presidentit Begaj, ja me kë do takohet

by admin
Spread the love

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e sotme takimet e fundit me përfaqësuesit e partive politike sa i përket caktimit të një date për zgjedhjet vendore të 2023. Sot në presidencë ka shkuar Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe më pas do të jetë edhe Shpëtim Idrizi nga PDIU.

Zgjedhjet vendore të 2023 priten të mbahen nga periudha 14 prill-14 maj. PD-ja e Berishës dhe mazhoranca kanë rënë dakord për 14 majin, e ndërsa Enkelejd Alibeaj është i vetëm, me kërkesën që gara për Bashkitë të mbahen sa më shpejt.

You may also like