Pajtohen Luizi dhe Maestro? Këngëtari befason me veprimin e fundit

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri duket se kanë vendosur t’i lënë mënjanë debatet dhe mërzitë me njëri-tjetrin, duke ‘shtrirë dorën’ për paqe sot me veprimin e fundit që kanë bërë. Prej disa javësh ata nuk kishin një komunikim normal me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, ditën e sotme, Maestro ka hapur raftin me rroba të Luizit dhe i ka provuar rrobat e tij. E ndërsa po i provonte, Luizi i ka thënë Maestros se ai mund t’i mbante rrobat e tij, teksa Maestro zgjodhi që të mbajë vetëm një xhaketë nga ato që i dha Luizi për të provuar.

Pasi zgjodhi xhaketën për të mbajtur, Maestro ia tregoi edhe vajzave, teksa dy prej tyre, Kiara dhe Olta i dhanë edhe mendimin e tyre. Ishte Kiara ajo që fillimisht i tha që nuk i shkonte, teksa mendimin e moderatores e mbështeti edhe Olta.

Kujtojmë që Luizi dhe Maestro kanë pasur debate shumë të forta me njëri-tjetrin, teksa këngëtari e nominoi edhe të martën, duke thënë se nuk ia fal që ai sugjeroi emrin e tij dhe të Kiarës për të dalë në nominim dy javë më parë.

You may also like