Pahor në vend të Lajçakut? – deklarohen nga BE-ja – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian ende nuk e ka bërë të ditur nëse ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, do ta zërë vendin e Miroslav Lajçak, si emisar special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Një zëdhënës i BE-së tha për Klankosova.tv se po presin verën për të folur për diçka të tillë, atëherë kur edhe votohet nga shtetet anëtare.

“Në fakt, aktualisht është i angazhuar një përfaqësues special, dhe ai është Miroslav Lajçak. Mandati i tij aktual vazhdon ende dhe pritet të ndryshojë në verë nga shtetet anëtare. Tani nuk duam të përfshihemi në spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas”, u shpreh ai.

Të marten, gazeta sllovene “Delo” ka raportuar ish-kreu i shtetit Borut Pahor, po synon të bëhet pasardhës i Miroslav Lajçakut dhe do të marrë një rol aktiv në bisedimet Kosovë – Serbi.

Gazeta në artikullin e saj thekson se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë është duke ndihmuar në lobim me qëllim që Pahor të emërohet në pozitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun.

Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së.
Më 24 prill, Parlamenti Evropian do ta mbajë seancën e fundit plenare në këtë përbërje, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor.

Dhe pas këtyre zgjedhjeve do të formohet edhe Parlamenti i ri, pastaj do të zgjidhet shefi apo shefja e Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe, po ashtu, edhe një varg krerësh tjerë institucionalë në BE.

Miroslav Lajçakut, mandanti i përfundon në gusht.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, u raportua se është përzgjedhur të jetë ambasador i BE-së në Zvicër nga 1 shtatori i këtij viti.

Para se të caktohet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun, BE-ja duhet të vendosë se si e sheh atë proces dhe rolin e saj në të.

You may also like