Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Shpërthen keq Ilir Meta ndaj gazetës austriake

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Para disa ditë qarkulloi në rrjet se një gazetë austriake shkroi një artikull për presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për artikullin e gazetës austriake “Krone”, e cila e akuzonte se ka paguar 700 mijë dollarë për të siguruar një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, në vitin 2017.

Ai tha në emision “Të Paekspozuarit” se artikulli ishte i trilluar, teksa shtoi se gjyqi ndaj gazetës është i pashmangshëm.

“Është për të qeshur dhe për të qarë, se kjo gazetë bulevardeske austriake, përdoret për qëllime tepër spekulative, për të mos thënë mafioze, por kjo do te provohet në gjyq.

Gjyqi per gazetën bulevardeske austriake është i pakthyeshëm. Artikulli qesharak, i pavërtetë, i mbushur me mashtrime, aq më pak për pozitën që isha ata duhej të çonin pyetjet paraprakisht.

Me të njëjtin vend kam qenë më Vasilin, kanë qenë edhe deputet të tjerë, unë s’kisha nevojë të paguaja për një foto, se isha kryetar Kuvendi i ftuar më agjendë”, tha Meta.

You may also like