Paguash kafenë me SMS për të prekurit nga tërmeti – Shqip

by admin
Spread the love

“ME NJË KAFE DHURONI 100 DENARË PËR TË PREKURIT NË TURQI DHE SIRI”

Izabela Novotni erdhi në kafenenë “Bife” në Shkup, për të pirë kafenë e mesditës. Kjo, sic njofton KlanM, pasi pronarët e kësaj kafenë kanë filluar nismën që për kafen e pirë nuk duhet të paguani por të dërgoni mesazh në 143 400, që në këtë mënyrë dhuroni 100 denarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi.

“Kjo është një iniciativë e mrekullueshme. Të gjithë duhet në mënyrë origjinale të kontribojnë që sa më shumë mjete financiare të mblidhen. Unë sot erdha përshkak se dëgjova për këtë iniciativë. Më vjen shumë keq për viktimat dhe nga gjithë kjo që ka ndodhur” – tha Izabella Novotini.

“Është një ide shumë e mirë, fal Sashoës organizojmë edhe shumë iniciativa të tilla humanitare. Nesër do të publikojmë një pikturë dhe paratë do të jetë donacion për të prekurit në Turqi dhe Siri”.

Pronari i kësaj kafeneje Sasho Shotarovski, siç njofton KlanM, thotë që ideja origjinale ka qenë e vajzës së tij Luna.

Ideja është e vajzës sime ajo është rritur me përallat e gjyshërve të saj të cilët gjatë gjithë kohës i kanë fol për tërmetin që kaploi Shkupin. Kjo ide rrjedh nga zemra, aq mundemi..Për një moment njerëzit kanë gjithçka dhe për një moment humbasin gjithçka. Neve këtë nuk e shohin si humbje për buxhetin tonë sa mund të kushtoj një kilogram kafe? E rëndësishme është që të jemi shëndosh e mirë dhe të japim aq sa mundemi” – deklaroi Sasho Shotarovski, pronar i lokalit.

Deri më tani janë dërguar mbi 250 mesazhe vetëm nga mysafir të cilët kanë shkuar për të pirë kafe në këtë lokal. Ndërkaq, siç njofton KlanM, sot organizohet edhe mbrëmje me bandë muzikore ku priten të vijnë më shumë qytetarë që do ta përkrahin iniciativën pije një kafe dërgo mëshazh për të prekurit në Turqi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!

You may also like