Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj e ftuar sot në emisionin ‘Pushteti’ bëri një sërë deklaratash të forta teksa po fliste për skandalin e inceneratorëve dhe kallëzimeve që janë bërë në SPAK.
Shehaj tha se inceneratori i Fierit dhe Elbasanit janë disa gërmadha që nuk funksionojnë. Sipas saj SPAK nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë skandal.
Brisida Shehaj: 80 mijë dollarë në ditë vetëm për inceneratorin e Tiranës. Janë disa gërmadha që nuk funksionojnë. SPAK nuk i ka bllokuar këto punime. Ne kemi depozituar dokumentacion, me firme protokoll, vulë. SPAK duhet ta kishte marrë shumë thjeshtë.
28 mln euro te tenderi i uniformave u vodhën. SPAK nuk ka vullnet, sepse po të hetonte nuk do kishim qeveri. SPAK nuk ka bërë asgjë. Që paguajnë njerëz për të na kërcënuar. Kam bërë kallëzim në prokurori për kërcënimet që më janë bërë. Nuk e di ca është bërë.
Pse duhet të mbyll gojën unë? Ne do ia japim të gjitha letrat. Edhe për ekspertizë të na thërrasin, të na izolojnë, pa celular. Engjëll Agaçi duhet të ishte në burg. Duam të dimë se çfarë është bërë deri më sot. Kanë një vit e gjysmë. Incenerimi në Shqipëri është shumë i kushtueshëm. SPAK nuk po bën detyrën. Nuk mund të na vritet shpresa e një drejtësie. Do vazhdojmë 3,4,5 vite. Ne bëjmë detyrën tonë. Unë nuk pres që drejtësinë ne vend të bëjnë 3 ambasada në vend.