Padia ndaj “Titan Usje” | Kryeinspektori: Parashihet dënim deri 200 mijë euro – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtuesi i Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor, Darko Blinkov në emisionin Klan Debat ka folur për kontrollin në fabrikën e çimentos “Titan Usje”, për të cilën kryetarja e Shkupit, Arsovska paralajmëroi padi për ndotje.

Sipas tij, kontrolli ka qenë i jashtëzakonshëm ku janë konstatuar shkelje.

“Shkelja është nga kategoria e tretë dhe sipas regjistrit më të ri qendror, Titan Usje është tregtar i madh dhe për këtë parashihet dënim për subjektin juridik prej 180 mijë deri në 200 mijë euro”, deklaroi ushëheqësi i Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor, Darko Blinkov./KlanMacedonia

You may also like