Padia më e re kundër Google tregon se kompania po diskriminon gjuhën shqipe

by admin
Spread the love

Biznesi i reklamave është një ndër më fitimprurësit për Google, por me sa duket taktikat e kompanisë për reklamimin e produkteve kanë shkaktuar dëme në zhvillimin e medias, marketingut, ekonomisë dhe teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqendoninë e Veriut, pasi gjuha shqipe nuk është e suportuar nga Google.

Z. Haki Dervishi, një qytetar amerikan i dekoruar nga presidenti Biden për shërbimin e tij të vazhdueshëm në SHBA dhe Dr. Neshad Asllani, një doktor i mirënjohur Kosovar dhe themelues i “Kosovo Center for Human Rights” kanë vendosur të ngrenë një padi kundër Google për këtë qëllim.

Sigurisht falë përkrahjes së madhe ndërkombëtare që këto dy zotërinj kanë, mirëpresin çdo formë bashkëpunimi me persona që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë çështje dhe që besojnë se shqiptarët po diskriminohen nga Google në fushën e biznesit, marketingut dhe gazetarisë për sa kohë janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob. Ata kanë kërkuar ndihmë edhe nga avokatë amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.

Falë dedikimit të z. Dervishi dhe Dr. Asllanit ndër vite për të mbrojtur interesat e zhvillimit të kombit të tyre që nga vitet 90’, mendojmë se Google do ta marrë seriozisht këtë padi dhe në të ardhmen të shtojë mbështetjen e gjuhës shqipe në platfomë.

Dr. Asllanit dhe Z. Dervishit kanë dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kanë lobuar vazhdimisht në Kongresin Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Angazhimi i tyre dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor të vitit 2005, që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës është një tregues i qartë i përkushtimit të tyre.

Secili prej jush mund të kontribuojë në arritjen e këtij qëllimi duke firmosur këtë peticion.

You may also like