“Pacientët kanë vdekur me infeksion që e kanë marrë brenda spitalit”, Prokuroria me hetime në spitalin e Prilepit

by admin
Spread the love





Sipas informacioneve që qarkullojnë në opinion, Prokuroria e Prilepit ka hapur lëndë për vdekjen e një gruaje të moshës 48 vjeçe dhe të një burri, tek të cilët ishte realizuar ndërhyrje kirurgjike, pas çka kanë marrë infeksione bakteriale brenda spitalit, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, pas këtyre dy rasteve, të gjitha sallat e operacionit janë mbyllur. Përveç këtyre rasteve, Prokuroria po heton edhe trajtimin mjekësorë të një 30-vjeçari në Repartin e Neurologjisë në spitalin e Prilepit.

“Për verifikimin e këtyre të dhënave dhe përgjegjësisë së mundshme penale, prokurori publik kompetent ka lëshuar kërkesa për marrjen e gjithë dokumentacionit me shkrim lidhur me këto raste nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor në Prilep dhe nga Spitali i Përgjithshëm në Prilep. Është lëshuar urdhër edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme – DPB-Prilep për kryerjen e bisedave informative me zyrtarë të spitalit, familjarët dhe të afërmit e pacientëve”, thonë nga Prokuroria.







Artikulli paraprakPse shtëpitë e ndërtuara me tulla zjarri në vitet ‘80 i mbijetuan tërmetit në Turqi?




You may also like