Pacientë në kërkim të mjeteve për mjekimin e tyre?! – Shqip

by admin
Spread the love

QENDRA E RE KLINIKE – MILIONA EURO PËR SHFUQIZIMIN E MARRËVESHJES ME FIRMËN ITALIANE

Gazetarja e IRL-së, Sashka Cvetkovska, sic percjell KlanM, në Facebook ka publikuar një fotografi ku të sëmurët nga kanceri, përmes rrjeteve sociale, kërkojnë terapi.

“Ju luten, nëse dikush e ka këtë kemoterapi le të më kontaktojë. Duhet urgjentisht. Kemi shkruar edhe në grupin “Fitimtarët ndaj kancerit”, por nuk gjendet” – shkruhet në Facebook.

“Të sëmurët me kancer kërkojnë terapi! A ka pak përgjegjësi dhe ndërgjegje tek kjo mafi tenderuese në shëndetësi?! Nuk e di se si ta komentoj këtë kolaps, turp, disfatë shoqërore” – shkruan gazetarja Cvetkovska.

Derisa pacientët presin për t`u kontrolluar, mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Kavadar, bëjnë ahengje. Një video të këtillë të një pacienti që kishte qenë duke pritur radhë, ka marrë gazetari I Klan Maqedoni, Furkan Saliu.

Edhe pacientët me fibrozë cistike janë lënë të vetëm. Gjithashtu kërkojnë terapi urgjente. Protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, por deri sot askush s`ka ndërmarrë asgjë.

Këto janë vetëm disa raste që kanë shkaktuar reagime nga qytetarët, pacientët e gazetarët.

Për situatën në shëndetësi, sic njofton KlanM, ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja. Sic thonë nga opozita, kompetentët në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk kanë bërë asgjë që t`i ndalin kërkesat për dëmshpërblim nga shfuqizimi I marrëveshjes për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup.

“Derisa kompetentët thonë se nuk kanë mjete për pacientët më të prekur, në mënyrë të paturpshme konfirmojnë se gjatë gjithë vitit nuk kanë ndërmarrë asgjë për të mbrojtur miliona eurot e qytetarëve që tani duhet t`i paguajnë për shfuqizimin e marrëveshjes për qendrën klinike të pandërtuar. MSH-ja u shpall jokompetente për sigurimin e mjeteve për terapi të pacientëve me fibrozë cistike, vonohen procedurat tenderuese për pacientët me sëmundje të rralla” – tha Igor Nikolov, VMRO-DPMNE.

Në Maj të vitit 2017, Ministri I atëhershëm I shëndetësisë, Nikola Todorov njoftoi se Qendra e re Klinike në Shkup me vlerë 72 milion euro do të ndërtohet nga dy kompanitë më të mëdha të vendit “Beton” dhe “Granit”, në bashkëpunim me kompaninë italiane “Inso Sistemi”. Më vonë kjo marrëveshje u shfuqizua nga pasardhësi I tij, Venko Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se kompania italiane, për shfuqizimin e marrëveshjes, kërkon dëmshpërblim prej rreth 8 milionë eurove. /KlanMacedonia/

You may also like