Pa pension, ilaçe e të drejtë vote, 79-vjeçarja endet për t’u regjistruar

by admin
Spread the love

Hamdi Topalli, banues në Laç, lagja “5 Sanxhak”, thotë, se kërkon regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, 79-vjeçe, e cila ka lindur në Orenjë dhe më pas është larguar me Laç.

Por e moshuara ka problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e gjendjes civile, nuk e ka regjistruar me numër rendor dhe nuk gjendet.

“Kam shkuar tek njësia 5 në Tiranë. Nëpunësi i Gjendjes Civile, faleminderit shumë është marrë 2 orë me mua. Ka kërkuar me regjistra themeltarë, me kompjutera me të gjitha, tha nuk ekziston. Nuk figuron tha nëna këtu”, u shpreh denoncuesi.

Hamdiu tregoi se iu drejtua Zyrës së Gjendjes Civile në Orenjë, ku i thanë se duhet të interesohej në Tiranë ku sërish nuk zgjidhën gjë.

Hamdiu i është drejtuar Gjendjes Civile të Përgjithshme, ku ka dalë edhe një herë pa zgjidhje.

“Atje më thanë do shkosh t’i çosh në rrugë zyrtare. I çova tek posta, kam paguar 1800 lekë, në datën 14 Prill të 2015. Që nga viti 2015 e deri më sot, asnjë përgjigje nuk kam marrë. Kam një numër telefoni këtu, i kam rënë disa herë, nuk më del. Më thanë për 3 vjet 4 vjet do presësh, ssepse janë 856 vetë që janë në shqyrtim për këtë çështje, që nuk figurojnë”, u shpreh denoncuesi.

Stacioni dhe shpresa e fundit i ka mbetur “Stop”.

Vetë Xhemile Topalli tha se kërkon të regjistrohet, pasi nuk po merr as pension, as ilaçe me rimbursim dhe as nuk mund të votojë.

Punonjësit e Gjendjes Civile në Librazhd konfirmojnë se Xhemile Selman Topalli ka lindur në Orenjë, por akti i largimit nuk është regjistruar.

Specialisti 1: Xhemilja për momentin është tek njësia administrative Paskuqan.

Gazetarja: Po jo mo, unë Xhemilen e kam këtu. Hajde këtu Xhemile. Këtu je ti? Është në klasë, është në laç.

Specialisti 1: Se më del një Xhemile Topalli nga Ballgjini, por kjo në Tiranë. Nuk besoj, se është kjo.

Gazetarja: Nuk ka qenë në Tiranë.

Gazetarja: Xhemile Selman Topalli, 4 Qershor 1943.

Specialistja 2: Me këto të dhëna, që më thua ti, aktualisht nuk është e regjistruar me këtë Sistemin Kombëtar të 2010-ës. Duhet parë tek regjistri, që është në Orenjë! Të jap një numër telefoni të Agimit, sepse regjistrat ndodhen atje, dhe më mirë, sesa punonjësi, që punon atje, nuk ta jep njeri këtë informacion.

Gazetarja: Si quhet punonësi që punon atje?

Specialistja 2: Është Agim Balla.

Punonjësi përgjegjës Agim Balla, nuk përgjigjet në telefon.

Gazetarja vijon komunikimet me specialistët e tjerë.

Specialistja 2: Duhet të shikojmë edhe tek “Arkiva”, atje është e regjistruar zonja.

Gazetarja: Po, Vjollca.

Specialistja 3: Odeta ç’kemi? Si kalove? Ç’ke bërë ti? Ç’thonë punët?

Gazetarja: Ti je punonjësja e Arkivës?

Specialistja 3: Që jemi takuar bashkë 2 herë, që më ke “nxjerrë bojën”, që do të “vras”. (qesh) Po, arkiva. Kjo tek i ati është Baboçi Selman Xhemile, më 4 qershor të 43′-shit. Ky person është?

Gazetarja: Po ky person është.

Specialistja 3: Akt lindjeje këtu nuk janë, sepse 43′ nuk ka akt-lindjeje. Kemi tani nga 45′, trungjet që është tek i ati. 45-50, 50-74 janë tek unë. Tani, kjo thuhet, që është martuar në vitin ‘60, dhe ne tani po bëjmë martesën, që ta dimë, se ku është dhe ku s’është. Pastaj nga 74′ është Orenja, që e vazhdon gjënë.

Gazetarja: Jam lidhur dhe me Agim Ballën që është i Orenjës, por nuk më hap telefonin.

Specialistja 3: Po, po, po! Po ta shikojmë ne me Gimin, dhe ta shikojë Agimi te regjistri i burrit tani, se burri është tek Agimi. Dhe ka largim nga Orenja apo s’ka? Kur e ka? Si e ka? Qysh e ka dhe do ta sqarojmë.

Specialisti 4: Çertifikata e lindjes, domethënë, akti i lindjes. Më pas merret regjistri, ku është regjistruar. E ka ajo, e kishte te pasaporta ajo regjistrin. Të hapet regjistri nga lëvizja në lëvizje deri në 2010-ën! Nëse më përpara ka lëvizur nga Librazhdi në Laç, siç po del, atëherë do interesohesh te zyra e gjendjes civile në Laç, ku ka shkuar zonja! Në rast se nuk ka lëvizur deri në 2010-ën, duhet të ishte hedhur në Librazhd në Regjistrin Kombëtar. Ose është hedhur, por ka gabim të dhënat dhe nuk e gjejnë, kështu që do të jap numrin e Librazhdit dhe kontaktojeni dhe bisedojeni si rast!/ Tv Klan

You may also like