Pa organizim në shesh – ahengje nëpër lokale e Tetovës (VIDEO)

by admin
Spread the love

QYTETARËT UROJNË VIT TË MBARË 2023

Në Tetovë, qytetarët të vetorganizuar pritën natën e ndërrimit të moteve në sheshin e qytetit. Në vend të muzikës dominonin mjetet piroteknike.

Vërehej zhgënjimi I qytetarëve për shkak të mosorganizimit të natës më të hareshme të vitit.

“Sikurse vitet tjera edhe ky vit pa organizim, secili në krye të vete”

“Pres që të bëhet më mirë për vitin e ri. Tetova qenka vdekur”

Vitin e Ri 2023, Tetova e priti me mjete piroteknike por edhe me fishekzjarre.

Nëse autoritetet e Komunës nuk kishin organizuar pritjen e Vitit të Ri, kjo nuk mund të thuhet për disa lokale. Varësisht shijeve, qytetarët patën mundësi të zgjidhnin vendin e preferuar.

“Atmosfera është shumë e bukur. Faleminderit organizatorëve për këtë mbrëmje fantastike dhe uroj qytetarët që të kemi një vit sa më të begatshëm. Shpresoj të kemi një ekonomië sa më të mirë”

“Shumë mirë, fantastike. Uroj të kemi më shumë gjëra të mira e të bukura”

“Është një darkë jashtëzakonisht e mirë. Ne që kemi ardhë nga jashtë, jemi shumë të gëzuar që kemi parë njerëzit tanë. Për 2023 uroj fat për të gjithë shqiptarët”

“Urojmë të jetë më mirë, për të gjithë ne. Kemi ardhë nga Franca për ta kremtuar Vitin e Ri në Tetovë”

“Super fantazi. Kam ardhë nga Prishtina enkas për këtë festë”

“Atmosferë fenomenale. Dëshiroj shumë shëndet, dashuri, paqë e mirëqenie për të gjithë”

Por, nuk mungoi ahengu dhe vallja, për të gjithë ata që kishin zgjedhur lokalin me muzikë festive.

“Shëndet, fat dhe dashuri”

“Presim të gjitha të mirat”

“Për të gjithë ata që punojnë të kenë suksese, të arrijnë gjithcka që ata dëshirojnë”

Në Tetovë dhe rrethinë për festat e fundvitit, për pushime, kanë ardhë edhe shumë mërgimtarë, gjë që nuk ka kaluar pa u hetuar si në mbrëmjen e vitit të ri, tollovitë në trafik, por edhe në rritjen e fuqisë blerëse tek konsumatorët.  /KlanMacedonia/

You may also like