Pa elektricitet, pa ushqim dhe pa karburant – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka deklaruar se ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës. Kjo do të thotë: Jo elektricitet, jo ushqim dhe jo karburant.

Kujtojmë që Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën bregdetare duke ndaluar se çfarë të mirash futen brenda. Ndërsa Egjipti kontrollon kush kalon brenda dhe jashtë kufirit me Gazën.

Forca e Mbrojtjes së Izraelit tha se sirenat e alarmit janë duke u dëgjuar në Jeruzalem dhe në të gjithë Izraelin për shkak të raketave që po lëshohen nga Gaza. Të paktën 3 shpërthime janë dëgjuar në Jeruzalem.

Nuk është ende e qartë nëse raketat kanë shpërthyer në tokë apo janë interceptuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite.

Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se janë rivendosur në kontroll të të gjitha komuniteteve afër murit me Gazën. Megjithatë raportoi se janë duke ndodhur përplasje mes luftëtarëve të Palestinës./tvklan.al

You may also like