Osmanit i zbehet optimizmi për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë: Nuk ka asgjë të re!

by admin
Spread the love




Kreu i diplomacisë Bujar Osmani ka deklaruar se tash është koha ideale për të njohur përpjekjet e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe për të përmbushur pranimin nga ana e BE-së. Ka vlerësuar se ky është angazhim i përbashkët për një Evropë më të sigurt dhe më të fortë, rezistente ndaj çdo ndikimi të tretë.
Ministri i Jashtëm theksoi se edhe nëse asgjë nuk ndodh tani, vendi do të mbetet i përkushtuar ndaj reformave evropiane, por vetë momenti politik do të vuajë, ndërsa hezitimi dhe kërkimi i mënyrave të reja inovative për të ruajtur “status quo” nuk do të shkëpusin ndikimet malinje, përkundrazi, do të dërgojë mesazhin e gabuar për vendet dhe qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
“Kjo nuk do të thotë se ne planifikojmë të largohemi nga rruga evropiane. Ne jemi evropianë të sigurt, me bindje të madhe, për gati 20 vjet nga arritja e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në, të shkëlqyer në zbatimin dhe harmonizimin me legjislacionin evropian dhe do të vazhdojmë në atë rrugë”, ka deklaruar Bujar Osmani.
Osmani tha se ka komunikim me Bullgarinë por për momentin nuk ka lëvizje drejt zgjidhjes.
Ai tha se dialogu do të zhvillohet në bazë të inkurajimit të Kovaçevskit dhe Petkovit.
Takimi i tyre në Itali nuk solli asgjë të re, përveç shpresës se do të arrihej një marrëveshje që do të hiqte veton në qershor.
“Ne patëm një takim dy ditë më parë në Romë, ku kryeministrat inkurajuan ministritë që të vazhdojnë dialogun dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Në bazë të atij inkurajimi, ne vazhdojmë, por për momentin nuk ka asgjë të re që mund të ndaj me ju që është e ndryshme nga ajo që kam thënë deri më tani”, tha ministri Osmani.


You may also like