Osmani sfidon VMRO-DPMNE-në, votoni ndryshimet Kushtetuese ne dalim nga Qeveria – Shqip

by admin
Spread the love

“E NËNSHKRUAJMË VENDIMIN DHE E DËRGOJMË KËRKESËN DERI TE KRYEMINISTRI”

Tetë deputetë mungojnë për t’i votuar ndryshimet kushtetuese thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Ai tha se të gjithë kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë plotësuar mes tyre edhe tërheqja e BDI-së nga qeveria në qoftë se ata votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Ja edhe një herë presim përgjigje. Qëndrimi i BDI-së, vendimi veçmë është marrë. Mund edhe tani ta nënshkruajmë me veprim të vonuar, ta parashtrojmë nuk e di se ku duhet, në Kuvend ose te kryeministri. E njëjta hyn në fuqi ditën kur VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, që mos të duhet vendim i ri i BDI-së për këtë, jemi të gatshëm tani ta nënshkruajmë, ta dërgojmë te kryeministri, Kuvendi, partitë politike, e njëjta të hyn në fuqi në momentin kur VMRO do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, pa pasur nevojë për konsultim të ri me neve” – tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Ditë më parë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski tha se 44 deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së janë garancia e vetme se ndryshimet e këtilla kushtetuese nuk do të kalojnë.

“Nëse ka shumicë prej dy tretave, ndryshimet kushtetuese do të ishin tashmë në tryezë. Është e qartë se nuk kanë dy të tretat” – deklaroi Hristijan Mickoski.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së BDI të del nga qeveria, ndërsa ndryushimet kushtetuese të ndodhin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/

You may also like