Osmani realizon vizitë në Hungari, takohet me homologun e tij

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka realizuar vizitë në Hungari ku është takuar me homologune tij Peter Sijarto.

Osmani takimin e ka realizuar në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

“Sot, përveç OKB-së ekziston vetëm një organizatë ku ekziston një mundësi domethënëse për dialog midis Lindjes dhe Perëndimit. Kjo është OSBE, ku përfaqësohen edhe Rusia, edhe vendet perëndimore. Edhe nëse ky kanal komunikimi ndërpritet dhe OSBE-ja nuk mund të përmbushë misionin e saj, ne jemi një hap më larg nga paqja, ku paqja është zgjidhja e vetme për të shpëtuar jetë. Miku dhe kolegu im i mirë i vjetër, Bujar Osmani, është kryesues i rregullt i OSBE-së si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Nuk është një detyrë e lehtë, por ne po përpiqemi t’ju ndihmojmë që ta zgjidhni atë”, ka shkruar Sijarto në rrjetet sociale.

You may also like