Osmani: Promovimi e mbrojtja e të drejtave të komuniteteve duhet të jenë qëllime të përbashkëta

by admin
Spread the love

Presidentja
Vjosa Osmani ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete,
raporton Ekonomia Online.

Osmani
me këtë rast tha se ky mekanizëm i jep mundësi komuniteteve për ndryshime legjislative
me qëllim përmirësimin e jetesë së tyre.

Përkrahje ajo u ka garantuar grave të të gjitha komuniteteve në mënyrë që të ndihen të barabarta, duke shtuar se promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve duhet të jenë qëllime të përbashkëta.

“Iu
ftoj të bashkëpunoni me institucionet shtetërore në mënyrë që të mbrohen
interesat  e komuniteteve. Promovimi i të
drejtave të komuniteteve është qëllimi ynë i përbashkët. Do të punojmë që
problemet  e komuniteteve të zgjidhen
dhe  do të punojmë sidomos për grupet e
margjinalizuara, sidomos fuqizimin e gruas në vend”.

“Do
të tentojmë fuqishëm që gratë të ndihen të barabartë në shoqëri përfshirë gratë
e komuniteteve  shumicë, sidomos ato,
sepse pandemia i ka goditur shumë shoqëri e sidomos gratë e komuniteteve”,
tha ajo.

“Edhe
këtë vit ka pasur diskutimin të komuniteteve RAE, kjo është e papranueshme, për
raste të tilla duhet ta ngritim zërin gjithsecili. Të punojmë bashkërisht që
qytetarët të ndihen të barabartë dhe ta shohim Kosovën si vend të barabartë”,
u shpreh presidentja Osmani.

You may also like