Osmani: Procesi i vetingut të realizohet përmes Bordit Ndërkombëtar të Certifikimit

by admin
Spread the love

Kandidati i Frontit Europian për president, Bujar Osmani para godinës së Qeverisë prezantoi idenë për formimin e Bordit Ndërkombëtar të Certifikimit për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Osmani tha se Bordi do të përbëhej nga SHBA-të, BE dhe NATO, të cilët do të bëjnë para-certifikimin në dy drejtime, respektivisht nëse kanë lidhshmëri me interesin rus dhe nëse janë të përfshirë në çfarëdo forme në korrupsion.

“Ideja e këtij Bordi është që të shfrytëzojmë instrumentet që veç më janë ekzistuese, por të cilat funksionojnë veç e veç, t’i inkorporojmë ato në një Bord ndërkombëtar ku do të bëjnë pjesë edhe institucionet tona. Instrumentin e SHBA-ve për shpalljen e listave, pastaj instrumentet restriktive të BE-së dhe procesin e certifikimit të NATO-s. Kujtoj se në këtë mënyrë secili që do të propozohet apo që do të ketë ambicie për cilindo funksion publik, do të duhet fillimisht të merr këtë certifikatë nga ky bord ndërkombëtar, nga këto institucione, dhe nëse mundet të kalojë filtrat që imponojnë këto institucione, atëherë të mund të bëhet ministër, drejtor, gjykatës apo prokuror. Në këtë mënyrë mendoj se instalojmë një proces kredibil të vetingut”, thotë Osmani.

MARKETING



You may also like