Osmani në takim me Borelin në Bruksel: Ta ruajmë kredibilitetin e procesit për inkuadrim përmes integrimit më të madh para anëtarësimit

by admin
Spread the love

Procesi i inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, dinamika e politikës së brendshme në vend dhe aktualitetet lidhur me dosjen evropiane ishin në fokus të bisedimeve të sotme mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe nënkryetarit të Komisionit evropian dhe Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell.

Osmani theksoi përfundimin e suksesshëm të skriningut, si dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, që shërben si motivues dhe forcë shtytëse për reforma. Njëherazi, ai iu referua harmonizimit të plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke theksuar nevojën për integrim të përshpejtuar me pjesëmarrje në konfigurime të shumta të Këshillit të BE-së, rritje të ndihmës ose hyrje progresive në politikat dhe përfitimet e rezervuara për shtetet anëtare, gjë që përfaqëson në fakt interesin tonë të përbashkët.

“Anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka alternativë. Ajo që na duhet tani është që rajoni të jetë gati për anëtarësim, ndërsa Unioni është për zgjerim, përkatësisht ruajtja e kredibilitetit të procesit përmes integrimit më të madh para anëtarësimit”, theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe integrimit në BE në një kontekst më të gjerë rajonal dhe diskutuan për bashkëpunimin dhe trajtimin e pasojave të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, situatën në Gaza dhe Lindjen e Mesme, si dhe çështje të tjera aktuale të natyrës së jashtme politike dhe të sigurisë.

Në Bruksel, Osmani takoi edhe Përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

MARKETING



You may also like