Osmani në Bondsteel për Drekën e Krishtlindjes: Lidhja Kosovë-SHBA më e fortë se kurrë

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani, drekën tradicionale të Krishtlindjes e ka kaluar në kampin amerikan ushtarak në Bondsteel.

Me këtë rast, ajo i ka falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj vendit tonë.

“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier në kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

Ajo tha se lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë.

“Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat”. /Klankosova.tv

You may also like