Osmani, Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz

by admin
Spread the love

Krerët e shtetit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Pas kësaj, Osmani, Kurti dhe Konjufca, do të bëjnë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore për ushtarët e NATO-s.

Ata kanë bërë homazhe edhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe te ai i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, shkruan RTKlive përcjell Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like