Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari
i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te
shtatorja e Nënës Terezë në Prishtinë me rastin e 25-vjetorit e vdekjes së saj,
raporton Ekonomia Online.

Për nder të kësaj dite do të
mbahen një varg aktivitetesh. Në orën 09:30, presidentja Osmani bashkë me
kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.

Ipeshkvia e Kosovës në orën 11:00
mban meshën solemne të Festës së Shën Nënë Terezës, e cila sivjet koincidon me
25-vjetorin e kalimit të saj në amshim, 6-vjetorin e shenjtërimit të saj nga
Papa Françesku dhe 5-vjetorin e shugurimit të Katedrales.

Ndërkaq, me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në orën 15:00, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.

You may also like