Osmani: Iniciativa 8 do të shërbejë edhe si platformë politike

by admin
Spread the love

Takimi ministror i sotëm shënon fillimin e Iniciativës 8, e cila, përveç lidhjes së transportit dhe energjisë përgjatë Korridorit 8, do të shërbejë edhe si platformë politike që do të sigurojë avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimit politik, ekonomik dhe të sigurisë, shkëmbimin kulturor si dhe atë social ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Këtë e theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media në Brindizi të Italisë, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve që janë pjesë e këtij bashkëpunimi, Antonio Tajani, Maria Gabriel dhe Olta Xhaçka i prezantuan konturet kryesore të kësaj iniciative.

“Bashkëpunimi i ngushtë me dy shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Italinë dhe Bullgarinë, ka rëndësi të madhe për ne dhe për Shqipërinë si vende kandidate sepse do të ketë implikime pozitive. Kjo iniciativë është edhe në drejtim të asaj që ne si shtet angazhohemi, për më shumë integrim para anëtarësimit, respektivisht për përfshirjen e vendeve kandidate në politikat dhe iniciativat përkatëse të BE-së, që do t’u mundësojë qytetarëve t’i shfrytëzojnë përfitimet nga anëtarësimi gjatë gjithë procesit, dhe jo vetëm pas përfundimit të tij”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për media me ministrat e punëve të jashtme të vendeve që janë pjesë e Iniciativës 8. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like