Osmani do të promovojë pullë të posaçme postare në shenjë të kryesimit me OSBE

by admin
Spread the love

Kryesuesi me OSBE-në dhe ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të promovojë pullën e posaçme postare të lëshuar me rastin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në Evropë, OSBE.

Promovimi i pullës speciale postare do të mbahet në ambientet e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, e cila është në fazën përgatitore për Këshillin e ardhshëm Ministror të OSBE-së më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Në promovim, siç bëri të ditur MPJ, do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Promovimin do ta hap ministri Osmani, ndërsa fjalim do të mbajë edhe drejtoresha e Sh.A. Posta e Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi.

MARKETING



You may also like