Osmani do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Tiranë për trendet aktuale të trafikimit me qenie njerëzore

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Ilir Meta, sot ka udhëtuar për në Shqipëri ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Trendet aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë konferencë, Osmani do të jetë ndër folëset kryesore dhe në ekspozenë e saj do të flasë për trafikimin me qeniet njerëzore në kontekstin kosovar, rajonal dhe global.

Folës në këtë konferencë, përveç Metës dhe Osmanit, do të jenë edhe senatorë e kongresmenë amerikanë, përfaqësues të OKB-së, si dhe të organizatave joqeveritare që merren me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like