Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë që t’i respektojë obligimet që i ka marrë nga Ohri

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen që t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura.

“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu Osmani tha se në takimin e 2 majit, Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

You may also like