OSLO – Zelensky: Në pritje të përgjigjes së Orbanit për anëtarësimin e Ukrainës në BE

by admin
Spread the love

OSLO, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kryeministrit hungarez Viktor Orbán të justifikojë kundërshtimin e tij ndaj aspiratave të Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë një takimi të fundit në Argjentinë, ai i tha Orban drejtpërdrejt se nuk kishte arsye për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Zelensky i kërkoi Orban të tregonte arsyet e refuzimit të tij.

“Unë jam duke pritur një përgjigje,” tha Zelensky.

Orban, i cili ka lidhje miqësore me Moskën, ka kërcënuar të bllokojë shpresat e Kievit për një fillim të hershëm të bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian.

Ukrainës iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në BE në vitin 2022.

Çështja e nisjes zyrtarisht të bisedimeve të pranimit do të diskutohet në samitin vendimtar dyditor të BE-së në Bruksel nga e enjtja.

Një shumicë e madhe e qeverive të BE-së janë në favor të avancimit të anëtarësimit të Ukrainës, por kërkohet një vendim unanim që bisedimet e pranimit të hapen. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like