OSLO – Binjakët e nobelistes së burgosur iraniane, Narges Mohammadi marrin çmimin në emër të nënës

by admin
Spread the love



OSLO, 11 dhjetor /ATSH/ – Binjakët adoleshente të aktivistes iraniane të burgosur, Narges Mohammadi kanë pranuar çmimin Nobel për Paqen në emër të saj, shkruan BBC.

Mohammadi, e cila po vuan një dënim me 10 vjet burg në Teheran, fitoi çmimin e këtij viti për punën e saj në luftën kundër shtypjes së grave në Iran.

Në një fjalim të nxjerrë ilegalisht nga burgu dhe të lexuar nga fëmijët e saj, ajo denoncoi qeverinë “tirane” të Iranit.

Aktualisht 51-vjeçarja ndodhet në burg për ”përhapje propagande”.

Ministria e Jashtme e Iranit tha më parë se çmimi Nobel ishte “i njëanshëm” dhe në përputhje me “politikat ndërhyrëse dhe antiiraniane të disa vendeve evropiane”.

Në podium ishte një karrige bosh mes fëmijëve të saj, Kiana dhe Ali Rahmani, për të shënuar mungesën e saj./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVILNIUS – Landsbergis: Qëndrimet e Hungarisë për Ukrainën janë antievropiane


You may also like