Osimheni shqetëson sërish Napolin, ja sa do të mungojë sulmuesi nigerian

by admin
Spread the love

Një dëmtim i shkallës së dytë ka bërë që te Napoli të shqetësohen për Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian u dëmtuan në sfidën ndaj Liverpool dhe pas vizitave të kryera është konfirmuar edhe dëmtimi.

Kështu, për shkak të dëmtimit, Luciano Spalletti duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin e tij kryesor. Osimhen pritet të qëndrojë larg fushave të gjelbra rreth 1 muaj.

Minimalisht sipas mediave italiane, Osimhen do të mungojë të paktën në tre sfidat e radhës. Napoli fillimisht do të përballet kundër Spezias, më pas kundër Milanit dhe në Champions League përballë Rangers. /oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter

You may also like