Osimhen mban në ankth Spallettin, konfirmohet dëmtimi për sulmuesin nigerian

by admin
Spread the love

Victor Osimhen ka futur në ankth Luciano Spallettin në prag të sfidës së Champions League ndaj Liverpool. Sulmuesi nigerian ka pësuar një dëmtim të lehtë në fundin e sfidës Lazio-Napoli që mund ta mbajë larg fushës për sfidën e të mërkurës.

Ka qenë vetë klubi i Napolit që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin. Në të thuhej se Osimhen ka pësuar një dëmtim dhe është duke punuar në mënyrë të diferencuar nga grupi. Kjo gjë e vë atë në dyshim të fortë për sfidën ndaj Liverpool.

Për këtë arsye, Spalletti ende nuk ka një përgjigje fikse nëse do ta ketë në dispozicion Osimhenin në sfidën përballë Liverpoolit. Vendin e tij mund ta marrë Giovanni Simeone që është afruar nga skuadra e Veronës në merkaton e verës. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli, Facebook

You may also like