Osimhen: E kam marr vendimin për të ardhmen

by admin
Spread the love

Victor Osimhen i ka dërguar një mesazh shumë të qartë Napolit. Nigeriani, i përfshirë në Kupën e Kombeve Afrikane momentalisht me ekipin e tij kombëtar, foli për “CBS” dhe u fokusua veçanërisht në të ardhmen e tij:

Unë tashmë kam marrë vendimin tim në lidhje me hapin e radhës që do të bëj në fund të këtij sezoni”, ishin fjalët e sulmuesit napolitan.

Unë tashmë i kam gjërat të qarta, tashmë e kam planin tim, e di se çfarë dua të bëj. Mendoj se 60% e njerëzve flasin për mua dhe që po i ofrohem Premier Ligës. Kampionati anglez është një nga më të mëdhenjtë, por tani dua ta përfundoj sezonin me Napolin, pastaj të ndjek vendimin e marrë tashmë”, shtoi ai.

Fjalë që lënë pak vend për interpretim dhe janë të destinuara të shkaktojnë shumë diskutime. Osimhen ka rinovuar së fundmi kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij është diskutuar shumë javët e fundit, e kompletuar me një përplasje verbale në distancë mes sulmuesit dhe agjentit të Kvaratskhelia .

Megjithatë, nuk duhet harruar se në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një klauzolë lirimi rreth 120-130 milionë euro. Me pak fjalë, në rast lamtumire, klubi i Aurelio De Laurentiis do t’i garantonte vetes të ardhura marramendëse.

You may also like