Ortodoksët e Bosnies hidhen në lumin Drina për të celebruar Epifaninë e Krishtit (fotot)

by admin
Spread the love

Besimtarët ortodoksë hidheshin sot në lumin Drina në lindje të Bosnies për të shënuar Epifaninë, dita e përvitshme e pagëzimit të Krishtit që celebrohet më 19 janar nga kisha serbe e Bosnies.

“Për mua është një nder i madh që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është shumë më bukur kur je këtu që ta provosh”, tha Milica Djuric, një nga pjesëmarrëset për rrjetin AFP.

Një total prej 29 njerëzish, mes tyre dhe një grua, u hodhën e notuan në lumë drejt “Kryqit të Shenjtë” të vendosur 33 metra larg, në nder të moshës së vdekjes së Krishtit.

Gruaja e vetme në garë Djuric, shtonte më tej: “Marr pjesë në ceremoni prej nëntë vitesh, që prej vitit 2016. Në vitin 2017, fitova garën. Janari është një muaj i veçantë, kjo është dita e pagëzimit të Krishtit, dita kur Zoti na dha një shenjë, është gjithashtu muaji i ditëlindjes time.”

Një tjetër nga pjesëmarrësit Aleksandar Spasojevic, përsëriste privilegjin e pjesëmarrjes duke thënë se kjo shtonte besimin te feja e tij.

“Dua të jem gjithmonë prezent në këtë celebrim, është si të thuash një ofertë, një sakrificë për jetën. Nëse ke besim të Zoti dhe te feja nuk mund të shkojë keq”.

Dragan Vukotic, shtonte për rrjetin AFP:

“Sot celebrojmë pagëzimin e Zotit tonë Jezus në lumin Jordan, çka simbolizon nisjen e shpëtimit. Pas pagëzimit Krishti nisi misionin e mesazhin e tij”.