Orteku vdekjeprurës u merr jetën 4 alpinistëve në Francën qendrore, 3 të plagosur

by admin
Spread the love

Katër alpinistë kanë mbetur të vdekur dhe tre u plagosën për shkak të një orteku vdekjeprurës në rajonin Auvergne të Francës qendrore, ndërsa ishin jashtë pistës së skijimit me një udhërrëfyes.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale, të cilat njoftuan se orteku ndodhi të dielën në një lartësi prej 1,600 metrash mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer.

Përmes një deklarate, prefektura e departamentit Puy-de-Dome theksoi se tre persona të tjerë u plagosën gjatë një operacioni të gjerë kërkimi që mobilizoi 50 persona për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Malet e Auvergne, shumë prej të cilave janë me origjinë vullkanike, nuk janë aq të larta sa ato në Alpe ose Pirenej më në jug, por kanë një “mbulesë” më të gjerë dëbore.


Top Channel

You may also like